Lajme

Nis takimi ndërmjet ekipit negociator dhe Mogherinit

Partia Social Demokrate e Shpend Ahmetit ia ka parë hairin mungesës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së në ekip negociator, pasi që në mungesë të tyre kanë shkuar në Bruksel me tre përfaqësues, e që të tre do të marrin mëditjet e parapara për udhëtime jashtë vendit, shkruan Gazeta Express.



Në mungesë të këyre dy partive Ahmetit i janë bashkuar edhe Visar Ymeri e Dukagjin Gorani.

Në takim janë Blerim Shala, Avni Arifi, Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Mahir Jagcilar, ambasadori në Bruksel Bernand Nikaj, Dardan Gashi, Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.

Takimi me përfaqësuesen e BE-së dhe delegacionin shtetëror tashmë ka nisur, ndërkaq është bërë e ditur se takimi është paraparë të jetë vetëm njohës. /Express/