Lajme

Nis peticioni kundër mbajtjes së shamisë në shkolla

Ditëve të fundit është hapur debati për shamijat, ku u kundërshtua udhëzimi administrativ që e ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

E tani ka nisur edhe një peticion online i cili po kërkon që të ndalohet mbajtja e shamisë në shkolla.

“STOP mbajtja e shamisë neper shkolla dhe ne Kosove”, thuhet në në peticionin e hapur nga Lulieta Bunjaku.

Ky është linku i peticionit që është kundër bartjes së shamisë në shkolla.

Kujtojmë se dje është mbyllur fushata ku u kundërshtua udhëzimi administrativ që e ndalon bartjen e shamisë në shkolla. Kjo pasi Durim Berisha, njëri nga iniciuesit e nismës për ndryshimin e udhëzimit administrativ, ka thënë se kanë marrë garanci nga Ministria e Arsimit për ndryshimin e këtij udhëzimi.

Që nga viti 2014 ekziston një udhëzim administrativ i Ministrisë së Arsimit, që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.