Lajme

Ngriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë

Gjatë vitit që lamë pas por edhe në këtë fillim të vitit 2022 qytetarët vazhdimisht janë duke u ankuar për çmime tejet të larta.

Në produktet bazë ushqimore, por edhe në gjësende të tjera qytetarët po vazhdojnë të përballen me ngritjen e lartë të çmimeve. Por edhe pse gjatë disa ditëve pati rënie të çmimit të derivateve, së fundi qytetarët sërish duhet të furnizohen me çmime të ngritura.

Gjatë ditës së sotme të njëjtit janë furnizuar me derivate si Benzina 1.35 cent,kurse Dizell me 1.33 cent, shkruan lajmi.net.

Në vazhdimësi në vend ka patur lëvizje të njëpasnjëshme të çmimeve të derivateve, që padyshim ka ndikuar në xhepin e secilit qytetarë.