Lajme

Ngjarje tronditëse në Gjermani: Vetura godet kombësoret, disa të vdekur e të plagosur

Një makinë ka hyrë me shpejtësi në një shëtitore për këmbësorët në Gjermani, duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur rëndë 15 të tjerë.

Mediat gjermane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Trier, 120 milje larg nga Frankfurti.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që është arrestuar shoferi i makinës.

Policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin në qendrën e qytetit, pranë zonës së rrethuar.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?