Lajme

Ngjarje e rëndë: U shpërthen granata duke luajtur, vdes një 6-vjeçar

Dy fëmijë të mitur, 5 dhe 6 vjeç janë plagosur aksidentalisht duke luajtur me një granatë të vjetër, ku fatkeqësisht 6 vjeçari për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Siman në Gramsh.

“Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve” njoftoi policia.

5-vjeçari i mbetur i lënduar nga shpërthimi mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohet drejt Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri me tani policia po heton por nuk ka asnjë person te shoqëruar.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?