Lajme

Ngjarje e rëndë në mesditën e sotme: Vetëvritet i moshuari

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në lagjen ‘Kastriot’ të Fierit.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte një 72-vjeçar.

Si pasojë, i moshuari me inicialet B.L., ka humbur jetën, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

“Sot rreth orës 15:30, në lagjen “Kastriot” Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. L., 72 vjeç”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?