Ngjarje e rëndë: Ekzekutohet me 8 plumba në kokë 34-vjeçari shqiptar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sepolia të Athinës, ku një person është ekzekutuar teksa po pinte kafe në “Rrugën 30 Durrachiou”. Mediat greke, bëjnë me dije se personi, i cili ka mbetur i vrarë dyshohet se është shqiptar.
Sipas mediave autori e ka qëlluar me 8 plumba në kokë dhe më pas ka hipur në një taksi dhe është zhdukur nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve të, viktima, ishte 34 vjeç, dhe siç raportojnë mediat greke ai ishte një kriminel i shënuar me origjinë shqiptare.
Ai më parë është akuzuar për grabitje dhe trafik droge. Mësohet se shqiptarit i është bërë atentat edhe në muajin shkurt por autorët ende të paidentifikuar nuk patën sukses.
Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorëve që ekzekutuan shqiptarin.