Lajme

Ngacmonte dhe sulmonte femrat rrugëve të Prishtinës, policia e arreston

Ngacmuesi i Prishtinës për të cilin është raportuar ditë më parë nëpër media, është arrestuar të dielën.

Sipas raportit të policisë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Të dyshuarit i janë vënë prangat dhe pas marrjes në pyetje nga policia ai është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

I lartpërmenduri dyshohet të ketë ngacmuar edhe më parë gra dhe vajza rrugëve të Prishtinës.

Për t’u njoftuar më shumë lidhur me rastin, më poshtë gjeni raportimin e Klan Kosovës.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje