Lajme

Nga Sylejman bëhet Dushan, mediat serbe: Shqiptari nga Kosova konvertohet në ortodoks

Dushan Obrenoviq, 24 vjeçar i lindur nga një martesë e përzier shqiptaro-boshnjake, lindi me emrin Sylejman Muratoviq por që zgjodhi të përqafojë besimin ortodoks.

Mediat serbe i dhanë vëmendje të madhe pasi ai mori pjesë në liturgjinë për ipeshkvin serb Atanasij të Hercegovinës dhe Zahumjes, i cili vdiq nga koronavirusi.

Dushani u bë i njohur për publikun e gjerë në Serbi, në vitin 2018, kur kaloi në ortodoksi.

“Unë nuk kam kaluar në besimin ortodoks vetëm jam kthyer, pasi paraardhësit tanë ishin ortodoksë”, citohet të ketë thënë ai. /Reporteri.net


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?