Lajme

Nga “pasha Kuranin e pasha Musafin”, Kurti ‘i vërteton’ fjalët e veta edhe me teshtimën e deputetit në Kuvend

Albin Kurti edhe sot e shfaqi një anë komike të tij në Kuvend, ku duke folur dëgjoi teshtimën e një deputeti, dhe kjo bëri që ajo t’i vërtetojë fjalët e tij, siç thotë populli, shkruan Gazeta Metro.

Një deputet i Kosovës ka teshtirë në Kuvend me të madhe, pas së cilës kryeministri Kurti ia ktheu “e vërtetë”.

Në atë kohë ai po i përgjigjej akuzave të Ramush Haradinajt për dialogun. Kjo prodhoi situatë komike në Kuvendin e Kosovës, meqë Kurti e mori teshtitjen e deputetit si konfirmimim vërtetësie për deklaratat e tij.

Kujtojmë, që edhe Kurti në Llap ishte shprehur jo si zakonisht, duke qenë i bundur në fitoren e tij, atëherë ia qëlloi, shpresojmë edhe tash në takimin me Vucicin.

Albin Kurti është shprehur i bindur se këtë komunë do ta fitojë bindshëm Lëvizja Vetëvendosje.

“Pasha Kuranin e pasha musafin po dojna me fitu Llapin. Këtu në Llap ka ngecur Serbia, dhe këtu në Llap ka ecur gjithmonë Lëvizja. Në shekullin 21 Lëvizja e ka emrin VV, ne e mbajmë këtë emër me zemër. Ish komunarët në krye me Agim Veliun do të jenë pas koshit, kurse qytetarët e Besianës dhe krejt Kosovës do të jenë aktor e faktor këtu në qendër”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?