Lajme

Nga Nisma tregojnë se kush do të jetë lider i kësaj partie

Ndonëse Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur të hyjë në parlament pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, anëtarët e kësaj partie shprehen të bindur se do të rikthehen edhe më të fortë, shkruan Gazeta Express.

Të paktën kështu shprehet nëpërmjet Facebookut, zëvendëskryeministrja në detyrë, Albulena Balaj-Halimaj, e cila vjen nga kjo parti.

Ajo tutje tha se Fatmir Limaj do të mbetet përherë lideri i kësaj partie.

“Me rezultat ndryshe, por shumë krenare me Nismën dhe me angazhimin e të gjithëve! Kryetar Limaj, je dhe do të mbetesh përherë Lideri ynë! Me Ty gjithmonë. Vazhdojmë… Edhe më të fortë!”, shkroi ajo.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?