Lajme

Nga kjo ditë rikthehen rrebeshet e shiut dhe rrufetë në vendin tone

Gjatë ditës së diel në Kosovë do të mbaj mot me diell dhe nxehtës, derisa pasdite rreth viseve malore pritet që të ketë ndonjë rrebesh shiu.

Prishtina Weather ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat në orët e vona mund të sjellin reshje të izoluara shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona qendrore dhe veriperëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s.

Nga fillimi i javës së ardhshme mbi rajon pritet kalimi i një fronti të ftohtë nga Europa qëndrore, që sjellë kushte për zhvillime të rrebesheve me shi dhe bubullima, kryesisht orëve të pasdites.

Indeksi i rrezeve UV në vlera shumë të larta.