Lajme

Nga java e ardhshme mund të rriten rastet me koronavirus, ja pse

Infektologu Shemsedin Dreshaj, ka thënë në rtv21 se javën tjetër mund të ketë rritje të rasteve të reja me Covid-19, pasi në festën e Bajramit ka pasur lëvizje të madhe të qytetarëve.

Dreshaj u ka bërë thirrje qytetarëve të vetëdijësohen për luftën kundër koronavirusit ndërsa ka shtuar se institucionet shëndetësore po përballen me një numër të madh të rasteve.

Sipas tij, klinikat në SHSKUK në të cilat po trajtohen të infektuarit janë të mbushura plotë.


SHIKO VIDEON