Lajme

Nga infektimet e fundit me koronavirus, Peja ka më së shumti raste

95 raste janë konfirmuar së fundi nga COVID-19, duke quar kështu numrin e të infektuarve në 2 mijë e 363 persona.

Nga 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në teren rezulton që komuna me më së shumti të infektuar së fundi është ajo e Pejës.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 95 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Pejës 18 raste, komuna e Vitisë 16 raste, komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 15 raste, komuna e Mamushës 8 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Istogut 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, komuna e Mitrovicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kllokot, Malishevë, Obiliq, Rahovec dhe Vushtrri.

LEXO EDHE:  Donika Gërvalla "godet" fuqishëm opozitën: Në foltore jeni shqiponjë, kur shkoni në ambasada bëheni pula!