Lajme

Nezir Çoçaj mbyll aktivitetin elektoral: Historia jonë nuk mund të rishkruhet, periudha në UÇK më e ndritura e gjithë jetës sime

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Nezir Çoçaj, sot ka mbyllur aktivitetin e tij elektoral, ku përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka thënë se historia jonë nuk mund të rishkruhet, periudha e ushtarit të UÇK-së është më e ndritura e gjithë jetës sime, raporton Korrespodenti.

“Këto zgjedhje janë të veçanta për Partinë Demokratike të Kosovës, pasi garojmë për herë të parë pa liderët tonë, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli”, ka shkruar Çoçaj.

Postimi i plotë i Nezir Çoçajt:

Të dashur qytetarë,

Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme të 14 shkurtit.

Këto zgjedhje janë të veçanta për Partinë Demokratike të Kosovës, pasi garojmë për herë të parë pa liderët tonë, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli.

Si një mik i tyre i vjetër, që nga koha e studimeve, në ilegale dhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndjehem i zbrazët por krenar që mundem të kërkoj votën qytetarëve tonë për të gjithë trashëgiminë tonë të përbashkët. Historia jonë nuk mund të rishkruhet, periudha e ushtarit të UÇK-së është më e ndritura e gjithë jetës sime.

Prandaj apeloj të dalim sa më masovikisht në votime me 14 shkurt, të dëshmojmë se e duam Partinë Demokratike të Kosovës, të dëshmojmë me votë se ndjejmë mungesën e liderëve tonë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Dil dhe voto me 14 shkurt,
Për shtetin, familjen dhe pronën.
Për Hashim Thaçin e Kadri Veselin
Për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës- UÇK
#PDK134
#NezirÇoçaj20

Kujtojmë se Nezir Çoçaj, garon në këto zgjedhje me numrin 20 në listën e PDK’së. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?