Lajme

Nesër nis viti i ri shkollor në Kosovë, të gjithë nxënësit obligohen të bartin maska

Zyrtarisht nesër do të nisë viti i ri shkollor 2020/2021 në Kosovë, raporton 02Press.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Arsimit, Ramë Likaj gjatë një konference për media, ku tha se të gjithë nxënësit obligohen që të bartin maska në shkolla.

“Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me IKSHPK-në dhe MSH-në si dhe të gjitha vendimet janë marrë në bashkëpunim me këto palë. I uroj të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor duke ju dëshiruar suksese”, ka thënë Likaj.

Më tej, ai ka thënë se vendimi për fillimin e mësimit nuk ka qenë i lehtë, ndërsa ka shtuar se MASH-i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura.

“Vendimi për fillimin e viti të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë. MASH-i tash e disa muaj ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor. Janë dezinfektuar shkollat, janë vendosur udhëzimet, është hartuar udhëzuesi i përgjithshëm, është hartuar protokolli i reagimit ndaj pandemisë, secili institucionit arsimor e ka krijuar taks-forcën e vet”, ka përfunduar ministri Likaj.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?