Lajme

Nesër nis faza e tretë e lehtësimit të masave

Prej nesër në Kosovë fillon faza e tretë e lehtësimit të masat të vendosura ndaj bizneseve për shkak të Koronavirusit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë fazë pritet hapja e gastronomisë, aktiviteteve sportive, kinemave e teatrove etj.

“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, ka njoftuar Ministria.

Në këtë fazë pritet të bëhet rivlerësim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës./Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?