Lajme

Nesër mbyllet për qarkullim kjo rrugë në Prishtinë

Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Karl Gega” deri tek udhëkryqi i rrugës “Ekrem Qabej”, nesër do të jetë e mbyllur për qarkullim prej orës 08:00-12:00.

Gjatë kësaj kohe do të kryhen punimet në asfaltimin e këtij aksi rrugor.

“Ju lusim që të planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

LEXO EDHE:  Prifti At Nikolla iu shkon natën në kishë serbëve, i bënë thirrje KFOR-it dhe kryeministrit Kurti qe t’i kontrollojë ato për armatim - Policia e Kosovës e ndërpret xhirimin. Ja çfarë ndodh!