Lajme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Artan Zymberit që vdiq në një burg në Serbi

I riu nga qyteti i Pejës, por me nënshtetësi norvegjeze, Artan Zymberi, do të varroset të premten në Norvegji, raporton Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia mortore do të zhvillohet në Kishën Udland Gravlund në Haugesund në orën 14:00

“Varrimi i më të dashurit tonë Artan Zymberi, do të bëhet të premten 16/12/2022 në Kishën Udland Gravlund në Haugesund në orën 14:00. Të afërmit dhe të njohurit dhe ata që dëshirojnë, janë shumë të mirëpritur të takohen së bashku për t’i dhënë lamtumirën e fundit”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

LEXO EDHE:  E rëndë: 30-vjeçarja në Ferizaj që tenton t’i japë fund jetës, i dërgon bashkëshortit fotografi të litarit

Ai vdiq në burgun e Mitrovicës së Sremit, më 26 nëntor. I ndjeri vuante një dënim prej tre vjetësh atje, teksa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut.