Lajme

Nëse keni paguar faturë të energjisë 58 euro, ZRRE tash propozon që të paguhet 109 euro

Zyra e Rregullatorit për Energji është në procesin e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave për aktivitetet në sektorin e energjisë elektrike.

Si shtet neto-importues i energjisë elektrike, edhe Kosova është ndikuar nga rritja e çmimeve në Evropë.

Përveç rritjes së çmimeve, në vitin 2021 në Kosovë është shënuar rritje të ndjeshme të kërkesës për energji elektrike, gjë që ka cenuar edhe sigurinë e furnizimit. Kjo është ndikuar pjesërisht nga ndryshimet e strukturës tarifore të vitit 2017, që kanë synuar thjeshtimin e strukturës por që kanë ndikuar në zvogëlimin e nxitjes për efiçiencë të energjisë dhe përdorimin e energjisë elektrike si alternativë më të lirë për ngrohje gjatë sezonës të dimrit, shkruan lajmi.net.

ZRRE-ja ka përgatitur dy raporte konsultative. Njëra nga to ka të bëjë me kthimin e bllok tarifave.ZRRE-ja u ka ofruar kompanive të rregulluara, konsumatorëve dhe palëve tjera të interesit mundësinë që të shqyrtojnë të dhënat dhe qëndrimet e paraqitura në këtë raport konsultativ, dhe të komentojnë ato, duke paraqitur kundër argumente ose duke ofruar të dhëna të reja të cilat ZRRE-ja mund të mos i ketë marrë parasysh.

Palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim, jo më vonë se 28 janar 2022, në ora 18:00h.Propozimi i ZRRE, që reflekton kostot e ofrimit të furnizimit me energji elektrike, është që tarifat e shërbimit të energjisë elektrike të rriten për 9% për komponentën e energjisë të tarifave për konsumatorët biznesorë dhe për nivelin e konsumit deri në 600 kWh të konsumatorëve shtëpiak.

Niveli i konsumit mbi 600 kWh, që nuk mund të mbulohet nga kapacitetet vendore, furnizohet me tarifë prej 0.21 eur/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.09 eur/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët.

Sipas këtij propozimi, fatura me konsum mesatar prej 450 kWh do të rritetpër €2.29 në muaj, ndërsa fatura me konsum deri në bllok për 3.06€ në muaj.

Rritja për konsum që tejkalon bllokun 600 kWh është më e ndjeshme për shkak se reflekton çmimin e importit dhe për konsum mujor 800 kWh rritet për €26.98, ndërsa për konsum mujor prej 1000 kWh me €50.89.

Ndikimi i propozimit tarifor në faturat e konsumatorëve shtëpiak

Në këtë pjesë të raportit ofrojmë një analizë të ndikimit të propozimit të ZRRE-së në faturat e konsumatorëve shtëpiak, për nivele të ndryshme të konsumit

:Konsumatori me konsum 300 kWh/muaj – Në bazë të legjislacionit në Kosovë vlerësohet si energjia nevojshme për të mbuluar nevojat esenciale për një familje 4 antarëshe. Gjatë vitit, 20.5% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit.

Konsumatori me konsum 450 kWh/muaj – paraqet konsumin mesatar të një konsumatori të amvisërisë gjatë vitit. Bazuar në të dhënat e KEDS-it, konsumi mesatar (nga viti 2012 – 2020) nga amvisëritë që konsumojnë mbi 300 kWh/muaj, është ~ 460 kWh/muaj.

Konsumi mesatar në vitin 2021 për konsumatorët e amvisërive që konsumojnë mbi 300 kWh/muaj është rreth 440 kWh/muaj. Gjatë vitit, 44% e konsumatorëve nuk e kalojn këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit.

Konsumatori me konsum 600 kWh/muaj – paraqet konsumin bazik minimal të një konsumatori me ngrohje elektrike gjatë dimrit, në bazë të analizave gjatë vendosjes së bllokut në tarifat e kaluara, 69% të konsumatorëve nuk e kalojn këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit, dhe 79% të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë nivel gjatë muajve të verës.

Konsumatori me konsum 800 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum mbi bllokun e propozuar.

Konsumatori me konsum 1000 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum më të lartë të energjisë elektrike.Nëse supozojmë që konsumi i energjisë raporti tarifë e lartë/tarifë e ulët është e barabartë me mesataren e realizuar, ndikimi i propozimit të ZRRE-së në tarifat e konsumatorëve shtëpiak është si në tabelën në vijim:


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje