Lajme

Nëse e shihni këtë person, lajmërone menjëherë policinë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Blend Zekajt nga Carrabregu i Deçanit.

Zekaj i lindur më 1998 ndodhet në arrati ndërsa dyshohet për kryerjen e veprës, ‘dhunim në tentativë’.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e të dyshuarit të lajmëroj Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.