Lajme

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët, se kushdo që e sheh Afërdita Zef Colaj, t’i informojë ata, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një njoftimi për media Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Personi i kërkuar është Afërdita Zef Colaj e lindur më 02.09.1982 Klinë.

E akuzuara është e kërkuar për veprёn penale ‘mashtrim’.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

Më poshtë fotografia e saj.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?