Lajme

Nëntë orë operim, në Neurokirurgji të QKUK-së hiqet me sukses tumori që pacientes i kishte shkaktuar vërbim

Sot në Klinikën e Neurokirurgjisë të QKUK-së, pacientes i është hequr me sukses tumori që i kishte vërbuar syrin.

Pacientes K. R (1964 ), i ishte vërbuar syri i djathtë si pasojë e një tumori të bazës së trurit, transmeton Klan Kosova.

Tumori pacientes i kishte vërbuar syrin e djathtë.

”Pas përgatitjes pre-operatore, me datë 21.11.2018, pacientja operohet në Klinikën e Neurokirirgjisë nga tumori i bazës së kokës me diagnozë Tu frontobasalis- Meningioma tubercullum sellae (tumor i regjionit ballor të bazës së trurit) që ështe një rast shumë sfidues për nga aspekti neurokirurgjik”.

Sipas shërbimit spitalor, operimi ka zgjatur 9 orë, me ç’rast masa tumorale është larguar në tërësi.

Pacientja post- operativisht është pa deficite neurologjike evidente. CT e kokës kontrolluese është realizuar dhe është pa mbetje tumorale, theksohet në njoftimin e spitalit.

Pacientja është hospitalizuar në klinikë, pasiqë e njëjta ka pasur vështirësi në të pamur dhe i ishte verbuar syri i djathtë.

Shërbimi Spitalor i QKUK-së thotë se me imazheri radiologjike (MRI) është diagnostifikuar shkaktari.

”Në aspektin shkencor, tumoret e tilla për nga natyra janë beninje, por lokalizimi i tyre është “malinj”. Rasti në fjalë është tejet sfidues për operim edhe për qendrat më të sofistikuara botërore andaj kjo e bënë qendrën tonë të veçantë. Të gjitha strukturat vaskulare dhe nervore të bazes së trurit kanë qenë të involvuara nga masa tumorale. Vlera e operimeve të tilla në institucione jashtë vendit është 60.000 – 80.000 euro”, potencohet në njoftimin e lëshuar, transmeton Klan Kosova.