Lajme

Nënshkruhet marrëveshja mes MCC-së dhe Kosovës

Është nënshkruar Marrëveshja mes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Kosovës për projektin Kompakt, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Nënshkrimin nga ana e Kosovës e ka vënë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, të cilët mbajtën edhe fjalime.