Lajme

Nënkryetari Rudari, tregon burimin e infeksionit në Podujevë

Janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 e 24 të shëruar.

E nga rastet positive, një është nga Podujeva.

Nënkryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari, ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast, derisa ka thënë se i njëjti është nga fshati Bellopojë dhe burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Vushtrrisë.

Ky është postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot është konfirmuar edhe një rast me Covid19 në komunën tonë.

Personi është nga fshati Bellopojë dhe burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Vushtrrisë.

Pacienti dhe familja e tij është me gjendje shëndetësore stabile, ndërsa ne, Shtabi Emergjent Lokal, do t’i ndërmarrim masat dhe veprimet e nevojshme.

Edhe me këtë rast ju ftoj të bëni kujdes dhe t’i përdorni mjetet mbrojtëse.