Lajme

Nëna dhe foshnja e lindur në vitin 2020 gëzojnë shëndet të mirë

Fëmija i parë që ka lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në vitin 2020, është djalë.



Drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili ka folur për gjendjen shëndetësore të nënës dhe foshnjës.

“Në orën 00:10 lindi Donjeta Berisha, e lindur në vitin 1994 nga Podujeva. Ka qenë lindja e katërt me radhë, ka lind fëmijë të gjinisë mashkullore. Pesha trupore 3.300. Bebja dhe nëna janë në gjendje të mirë”, tha ai.

Nënën dhe foshnjën e kanë vizituar edhe një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje. Deputetja Fatmire Kollçaku Mullhaxha ka uruar nënën e fëmijut, Donjeta Berishën.

“Shpresoj të jesh shembull për nënat tjerë, që mos me hezituar lind fëmije, që janë e ardhmja e gjithë vendit. Por, ne e kemi obligim që të sigurojmë vërtetë një të ardhme shumë te mirë që të gjithë fëmijëve, jo vetëm këtij fëmiju që ka lindur në këto qaste, por edhe të gjithë fëmijëve tjerë”, tha ajo.



Edhe Arbërie Nagavci, deputete nga radhët e kësaj partie, ka uruar nënën, duke uruar që të jetë i shëndetshëm.

“Urime te gjithëve dhe po uroj a më shumë fëmijë të shëndetshëm, e sa më shumë puna të mirë prej secilit prej nesh, që të ofrojmë një jete më të mirë në këtë vend”, tha ajo.

E Donjeta Berisha, nëna që lindi fëmijën e parë për vitin 2020, e ka falënderuar ekipin mjekësor që është kujdesur për të.



“I falënderoj edhe unë të gjithë doktorët, kam kaluar shumë mirë, posaçërisht mamitë që kam lind edhe me krejt shumë mirë kam kaluar. Janë kujdesur për mua”, tha ajo.