Lajme

Në Spitalin e Pejës pesë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 22 pacientë me COVID-19.

Ky institucion shëndetësor njofton se 5 prej të infektuarve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në respirator, 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njofton Spitali i Pejës.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 pacientë nga Koronavirusi.

Ndryshe dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjithsej 198 pacientë./Objektiv/


SHIKO VIDEON