Lajme

‘Në qeverisjen time rrymë do të keni 24h por nuk guxoni me përdor se shtrenjtë’, fillojnë talljet me Kurtin

Qytetarë të shumtë kanë shprehur kreativitetin duke krijuar ‘meme’ pas shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike sipas tarifave të reja të propozuara nga ZRRE, ka shkaktuar pakënaqësie të shumta tek qytetarët, por s’kanë mbetur anash as idetë kreative të qytetarëve duke ironizuar me kryeministrin Kurti.

Pas lajmit për shtrenjtimin e rrymës elektrike, ka pasur shumë reagime pakënaqshme tek qytetarët, ngase tarifat e reja do jenë problematike për t’u paguar.

Por ka pasur edhe qytetar që janë tallur me ngritjen e çmimit të rrymës.

Qytetarët kanë publikuar fotografi qesharake dhe kanë shkruar disa shkrime mjaft kreative.

Më poshtë i keni disa nga to