Lajme

Vajza e Kadri Veselit tregon se çfarë i kishte thënë babai para se të nisej në Hagë

Rritë Veseli, vajza e Kadri Veselit, së bashku me shumë fëmijë të tjerë, për nder të ditës se çlirimit të Kosovës, kanë marrë pjese në koncertin e organizuar nga shkolla e muzikës “Misbah & Friends, El Maestro”, raporton Parrotlla.net.

Pas mbarimit të koncertit, vajza e Kadri Veselit, i cili ndodhet i burgosur në Hagë, rrëfeu me shumë emocione për lidhjen e saj me të atin dhe tregoi se sa shume i ngjan atij.

Madje, ajo tha se babi i kishte thënë se ‘nuk ke nevojë as për pasqyrë, por në vend të saj shiko foton time’.

Rrita ishte e shoqëruar nga e ëma, Violeta Veseli dhe nga i vëllai.

Ajo luajti pjesën Dardane të kompozuar nga Mendi Mengjiqi. /Parrotlla.net


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?