Lajme

Në orët e mesnatës Njësia Speciale ndërmes këtë aksion në Prishtinë

Foto ilustrim

Qysh nga hyrja në fuqi e vendimit të qeverisë Hoti për rikthim të masave për parandalim të COVID-19, Policia dhe Inspekcioni nisën punën, veçmas në Prishtinë.

Kontrolla, monitorime e madje dhe dënime të rrepta, po bëhet rrugëve të kryqytetit ku që nga sonte bashkë me tri komuna të tjera do të jenë nën llupën e orës policore.

Indeksonline sjellë pamje se si Njësia Speciale afër mesnatës së sotme, ka dalë në rrugë të Prishtinë, ku edhe po ndalon vetura.

Kujtojmë që nga ora 21:00 – 05:00 gjithashtu në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë ndaluar shërbimet në sektorin e gastronomisë.

Ndryshe vetëm sonte janë konfirmuar 195 raste të reja me COVID-19./Indeksonline


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19