Lajme

Në një përleshje në Vushtrri përdoret arma, plagoset një person

Një person është plagosur në Vushtrri në një zënkë mes katër personave të dielën.

Raportohet se në zënkë është përdorur arma ku është plagosur një person. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ndërsa Policia ka konfiskuar një pistoletë, tre fishekë, dy gëzhoja dhe po ashtu një veturë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.


SHIKO VIDEON