Lajme

Në një fshat të Kosovës organizohet lojë me klikera për t’i kujtuar kohërat e vjetra

Në Rahovec po mbahen Ditët e Mërgatës, ngjarje që po shënohet me përplot aktivitete për të argëtuar e kaluar kohë me mërgimtarët që kanë ardhë në Kosovë për pushimet verore.

Në Krushë të Madhe është paralajmëruar një aktivitet mjaft interesant dhe që ngjallë nostalgji. Sipas faqes Krusha e Madhe, më 11 gusht, në oborrin e shkollës fillore “Bajram Curri” nga ora 19:00, do të organizohet lojë me klikera, për t’i kujtuar kohërat e vjetra.

Në postim janë lutur të rinjtë që t’i njoftojnë prindërit e tyre që janë gjeneratë më e vjetër për këtë aktivitet.

Kjo ishte një prej lojërave kryesore të gjeneratave të vjetra, pasi që në atë kohë teknologjia ishte pak e zhvilluar, dhe lojërat argëtuese kryesisht zhvilloheshin në botën reale.

Ditët e Mërgatës 2019🇦🇱🇽🇰

Ditët e Mërgatës 2019🇦🇱🇽🇰Me rastin e Festës së Bajramit ,më 11 gusht 2019Në oborrin e shkollës fillore "Bajram Curri " në ora 19:00 do organizohemi për t'i kujtuar koherat e vjetra ,ku do luajm klikera dhe lojra të tjera si dikur ! Andaj pasi të rinjet i perdorni rrjetet sociale më shumë.Ju lus t'i njoftoni më të vjetrit ,për ju ndoshta s'janë interesante ,por për gjenerata që i jetuan ato kohera janë nostalgji e pashlyer 🤔Jeni të mirëseardhur !

Gepostet von Krushë e Madhe am Donnerstag, 8. August 2019