Lajme

Në Maqedoninë e Veriut, vazhdon gjendja e jashtëzakonshme

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojnë në orë policore edhe për 14 ditë. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë, transmeton alsat-m.

Këtë e ka bërë të ditur, presidenti maqedonas, Stevo Panderovski, menjëherë pas kësaj mbledhjeje.

“Vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme është marrë me qëllim që t’i mundësohet Qeveris që më lehtë dhe më mirë bashkë me institucionet shëndetësore të mund të përballen me pandeminë, dhe kjo nuk ka kurrfarë lidhje me datën për mbajtjen e zgjedhjeve”, deklaroi ai.