Lajme

Në listën e PDK’së për deputet edhe Dr. Ilir Kurtishi, onkologu më i mirë në Kosovë

Dr. Ilir Kurtishi

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë nominimin zyrtar të Kadri Veselit, kandidat për Kryeministër të Kosovës.

Me këtë rast ka prezantuar edhe listën e kandidatëve për deputetë, gjysma e të cilëve janë emra të rinj.

Në mesin e këtyre kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së është edhe njëri ndër onkologët më të mirë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë, Dr. Ilir Kurtishi, raporton Korrespodenti.

Ai është ndër Onkologët e parë në Evropë i cili shërben në Klinikën Digjitale!

Dr. Ilir Kurtishi dka ndihmuar numër të madh të pacientëve në trajtimin e të gjithë tumorve duke përdorur kemoterapinë apo medikamentet tjera të duhura.

Ai është edhe pedagog në Universitëin e Prishtinës.

Falë përkushtimit të tij të vazhdueshëm për t’iu ndihmuar pacientëve si dhe gjithë popullatës me këshilla falas, Dr. Ilir Kurtishi gëzon një respekt të jashtëzakonshëm nga të gjithë ata që e njohin.

Tani si kandidat për deputet, Dr. Ilir Kurtishi mbanë numrin 71 në listën zgjedhore të PDK’së për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ai, karrierës politike i ka hyrë me të vetmin qëllim, që të japë kontributin e tij profesional. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?