Lajme

Në Krushën e Ukshin Hotit, pritje e ngrohtë për Nezir Çoçajn

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Nezir Çoçaj, sot ka takuar simpatizantë të partisë në Krushën e Madhe, ku është pritur nga djali i Ukshin Hotit, Andini, si dhe nga qytetarë të shumtë, raporton Korrespodenti.

“Në Krushën e të madhit Ukshin Hoti, u pritëm nga djali i tij, Andini dhe qytetar shumë të respektuar krushjan. Edhe këtu si në gjithë vendin “Rimëkëmbja” ka gjetur përkrahjen e jashtëzakonshme si alternativa qeverisëse më e mirë për qytetarët e Krushes dhe gjithë Kosovës”, ka shkruar Çoçaj në facebook.

Kujtojmë se Nezir Çoçaj, garon në këto zgjedhje me numrin 20 në listën e PDK’së. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?