Lajme

“Në Kosovë s’protestohet, sepse Veseli e ka bërë Zvicër e Haradinaj Gjermani”

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook në shkrimin e shpërndarë të Ballkani.info ku raportohet për mbajtjen e tri protestave sot në tri kryeqytete ballkanike.

“Vetëm në Kosovën e shëndrruar në Zvicër nga Kadri Veseli dhe Gjermani nga Ramush Haradinaj, mbretëron “kënaqësia ” e qytetarëve , të cilët janë të gëzuar shumë që më në fund familjarët e stërvuajtuar e koalicionit PAN po rehatohen”, ka ironizuar Avdyli.

Sonte, opozita ka protestuar në tri kryeqytete, në Tiranë (ende po vazhdon), Beograd dhe Podgoricë, shkruan Ballkani.info.

“Ne si LDK s’do protestojmë më pa u marrë vesh këta mes vete, se kush ishin më shumë SHIK, ata që janë në VV apo ata që dolën. E SHIK-u po vazhdon me privatizu Kosovën , përvetësu e keqpërdor pasurin saj për të blerë çdo gjë duke përfshirë edhe qetësinë sociale. Jeta e lumtur e kosovarëve vazhdon, por shumë nga ata spo jetojnë aty më”, ka shkruar në fund deputeti i LDK-së nga Prizreni. /Ballkani.info/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?