Lajme

Në Klinikën Infektive po trajtohen 55 pacientë me Covid-19

Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë po trajtohen 55 pacientë me koronavirus. Dy prej tyre janë në gjendje të rendë shëndetësore.

Detajet i dha infektologu Arben Vishaj. Sipas tij, 6 nga 129 rastet e sontme, janë shtrirë në këtë klinikë.

“55 pacientë me Covid-19 të konfirmuar janë të shtrirë për momentin në Klinikën Infektive të QKUK’së. Nga ta, 2 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë sonte nga 129 rastet e konfirmuar me Covid-19, 6 pacientë janë shtrirë në Infektivë”, tha Vishaj.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus, sipas të dhënave të fundit, arrin në 1,615 raste. Ndërkaq, 33 pacientë kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe dhjetë pacientë, që bën që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 963.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje