Lajme

Në këtë qytet të Kosovës temperaturat shkojnë deri në 39 gradë

Java e parë e korrikut në Kosovë sipas Institutit Hidrometeorologjik do të jetë tejet e nxehtë dhe temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë celsius.



Por ky parashikim nuk po del të jetë i saktë për komunën e Hanit të Elezit, shkruan Indeksonline.

Atje temperaturat kanë shkuar deri në 39 gradë celsius.

Me këto temperatura, Hani i Elezit bëhet komuna më e nxehtë në Kosovë.

Përkundër që qershori nuk ishte i nxehtë, muaji korrik duket se do të jetë tejet i nxehtë.