Lajme

Në këtë qytet po respektohen masat e kufizimit të lëvizjes

Inspektorati bashkë me policinë në Komunën e Ferizajit nisën sonte prej orës 21:00, aksionin për kontrollin e shtuar në zbatim të këtij vendimi.

Nga raportimet në terren thuhet se masat e reja antiCOVID-19 po zbatohen në përpikëri nga qytetarët, njofton Komuna e Ferizajt.

Inspektorët do të jenë gjatë gjithë kohës në terren në zbatim të këtij vendimi, shoqëruar edhe nga Policia e Kosovës, që të garantohet respektimi i kësaj mase në mbrojtje të shëndetit publik gjatë pandemisë COVID-19.

Ferizaji është njëra ndër katër komunat krahas Prishtinës, Prizrenit e Vushtrrisë, ndaj të cilave Qeveria e Kosovës, ka marr vendim për kufizimin e lirisë së lëvizjes për shkak të numrit të madh të rasteve me Koronavirus./Objektiv/


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19