Lajme

Në këtë qytet nuk pyesin për koronavirus: Restorantet e stërmbushura gjatë mbrëmjes

Në qytetin e Prizrenit, saktësisht në qendrën tregtare Abi Çarshia, qytetarët kanë zgjedhur të kalojnë mbrëmjen përkundër faktit se pothuajse cdo ditë konfirmohen më shumë se 200 raste me koronavirus.

Në një video shihen restorantet e qendrës tregtare të mbushura me njerëz të cilët nuk respektojnë masat kundër pandemisë që rekomandon Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Rreth 600 pacientë janë të hospitalizuar në Qendrën Klinike Unviversitare dhe spitalet e tjera të vendit, 398 prej të cilëve janë të konfirmuar me COVID-19, raporton Express.
Detaje rreth gjendjes së tyre ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas raportit të fundit të ShSKUK’së, 15 pacientë janë në respiratorë, 24 me CPAP dhe 365 të tjerë me oksigjenoterapi.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë konfirmuar 226 raste të reja me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 226 raste pozitive”, thuhet në njoftim.