Lajme

Në këtë komunë disa zona mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të sanimit të gypit të ujit azbest me diametër fi 200 mm në rrugën ” Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, janë të detyruar të ndërprenë furnizimin me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 10:00 – 16:00.

Sipas KRU “Prishtina”, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendngjarje për të filluar me sanimin e tij.

“Pa ujë të pijshëm do të mbeten tri zona të Fushë Kosovës : rruga ” Nënë Tereza” ana e majtë në tërësi nga rruga Prishtinë-Fushë Kosovë, fshati Uglar dhe fshati Bresje. Intervenimet në riparimin e gypave me diametër të madh, pasojnë edhe me ndërprerje të furnizimit me ujë, për aq kohë sa zgjatë sanimi. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftim.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?