Lajme

Në këtë datë vazhdon ecuria e çështjes për Thaçin dhe të tjerët

Ecuria e çështjes për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimi, do të vazhdojë më 4 shkurt, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur në kalendarin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca e dhjetë për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të premten, më 4 shkurt, në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin”, thuhet në njoftim.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?