Lajme

Në javën kundër dhunës ndaj grave, gazetarja ngacmohet në transmetim direkt

Një gazetare italiane është goditur të pasme nga një tifoz, kur ishte në një lidhje direkte pas ndeshjes Empoli-Fiorentina.

Greta Beccaglia, e Toscana TV, pasi u ngacmua “live”, iu drejtua tifozit me fjalët: “Më fal, por nuk mund ta bësh këtë gjë”.

Ndërkohë, moderator i programit Giorgio Micheletti dëgjohet të thotë: “Mos e merr për keq, mos u mërzit”.

Ngjarja vjen pikërisht në javën kundër dhunës ndaj grave dhe ka ngjallur polemika të ashpra në vendin fqinj.

Sot, gazetarja ngriti padi ndaj burrit që e goditi, ndërkohë që policia bëri me dije se e ka identifikuar, raporton A2news.

“Ajo që më ndodhi mua është e papranueshme dhe nuk duhet të përsëritet më. Incidenti ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, por fatkeqësisht e dimë që ngacmime të tilla i ndodhin femrave të tjera jashtë kamerës dhe askush nuk e merr vesh”, tha gazetarja për “Corriere Fiorentino.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?