Lajme

Në Gjilan sot 9 raste me virus, reagon Kryetari Haziri

Në Komunën e Gjilanit sot janë konfirmuar edhe nëntë raste të reja pozitive me COVID-19.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se për rastet e reja dihet se cili është burimi i infeksionit.

“ISHKP na njoftoi për edhe nëntë raste të reja pozitive me #COVID-19 të cilët janë raste kontakti me personat e infektuar të hënën dhe të martën. Pra, dihet burimi i infeksionit dhe Komiteti emergjentë për parandalimin e përhapjes së #COVID19 po merret me trajtimin e rasteve dhe listën e kontakteve të fundit”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat e reja ndaj COVID-19, të cilat janë publikuar gjatë ditës.

“Gjatë ditës, kemi publikuar pakon e re të masave që duhet të respektohen nga qytetarët, punëtorët e shtetit në të gjithë sektorët, punëtorët dhe bizneset private, institucionet fetare, organizimet shoqërore etj., për parandalimin e virusit, në mënyrë që gjendja të jetë e menaxhueshme”.

#Dita96. ISHKP na njoftoi për edhe nëntë raste të reja pozitive me #COVID19 të cilët janë raste kontakti me personat e…

Julkaissut Lutfi Haziri Keskiviikkona 17. kesäkuuta 2020