Lajme

Në Gjilan dje u konfirmuan 20 raste me Covid-19, Kryetari Haziri tregon edhe sa persona janë në pritje të rrezultatit

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka mbajtur një konferencë për media pasi mbrëmë u konfirmuan 20 raste të reja me COVID-19 në këtë komunë.

Haziri u deklarua para mediave ku tha se e diela e mbrëmshme ishte e zezë për Gjilanin, pas konfirmimit të 20 rasteve.

“Qendra e Shëndetit Publik në Gjilan dhe ekipi i mjekëve atje është marrë me testimin e tyre dhe të gjitha rastet që më pas kanë dhënë pasqyrim në Gjilan. Rezultatet e datës 19 dhe 20 pritet të ndodhin të realizohen gjatë ditë së sotme, duke përfshirë rezultatet e 111 testeve që pasqyrojnë kontaktet e fundit. Jemi në pritje të rezultateve të reja nga 1 mijë e 314 teste në 102 ditë në Gjilan që kanë rezultuar 139 të infektuar me COVID-19, 71 janë shëruar totalisht dhe s’kanë asnjë shqetësim.66 raste janë aktive me infeksion ku 65 janë në vetizolim ndërsa një rast e kemi në Klinikën Infektive në Prishtinë, dy raste kanë rezultuar me vdekje për shkak edhe të problemeve tjera shëndetësore që kanë pas. Presim edhe ritestimin e të tjerëve për t’i shpallë të shëruar me shpresën e kalimit të fazës së fundit”, tha Haziri, shkruan Indeksonline.

Haziri shtoi poashtu se rikthimi i sëmundjes ishte nga një kontakt i një prej qytetarëve, kontakt ky i ardhur nga kufiri.

“Kontaktet e tij të punës në komunën e Gjilanit mandej kanë rritur numrin e të infektuarve në Gjilan. Burimi i dytë i infeksionit është një kontakt për shkak të vendkalimit kufitar Kosovë-Maqedoni ku është infektuar nga kolegu i tij polic në kufi, burimi është Kumanova. Burim i tretë është i qytetarëve që punojnë në Prishtinë, kontakti i parë me një bankë komerciale dhe kontaktet e tjera në institucionet publike, tregon qartë se të gjitha burime janë identifikuar përveç dy rasteve të fundit ku po punohet në gjetjen e burimit të infeksionit, është edhe një studente në Universitetin Kadri Zeka.

Dy drejtorë komunal i kemi ndërmarrë masat”, tha Haziri.