Lajme

Në Fushë Kosovë punëtori rrezikon seriozisht jetën e tij duke punuar

Punëtorët në Kosova vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre gjatë orarit të punës. Një gjë e tillë vazhdon të ndodhë në sektorin e ndërtimtarisë.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Fushë Kosovë. Një punëtor ka hipur mbi një vinç duke rrezikuar seriozisht jetën e tij.

Insajderi muaj më parë kishte publikuar “Ndërtimin mbi gjak”, tregohej për ndërtimin e objekteve ku shumë punëtorë kosovarë kishin humbur jetën e tyre.

Javën e kaluar po ashtu Insajderi publikoi shkrimin me vdekjet e 19 personave vetëm këtë vitë. Të gjithë këta ndërruan jetë gjatë punës në sektorin e ndërtimtarisë./Insadjeri.com


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?