Lajme

Në borë e shi, ditën e natën, Bali Muharremaj kryetari që s’po ndalet

Bali Muharremaj po del të jetë kryetari shembull për të gjithë të parët e komunave në Kosovë. Kryetari i Suharekës vazhdon të jetë aktiv duke qenë pranë qytetarëve ditën e natën, në diell e në shi, në lagje e qytet, gjatë javës dhe vikendit.

Ani pse ditë vikendi, Muharremaj që në orët e para të mëngjesit është parë pranë qytetarëve, aty ku po punohet në mëngjesin e kësaj të shtune.

Ditë si kjo, për Bali Muharremajn janë normale pasi që i pari i Suharekës po dëshmon se me punë arrihet çdo gjë.

Nuk janë të rastësishme nga ai vizitat në qendra shëndetësore në fshatra edhe në orët e vona, lagje të thella, institucione arsime dhe tek shtresat e ndryshme të shoqërisë.

Nëse Baliu nuk do ndalet me këtë vrull, me siguri që Suharekën e presin punë të mëdha deri në fundin e mandatit të tij./Indeksonline/