Lajme

“Ndryshimet drastike”/ Eksperti amerikan: Ja kur e mposhtim koronavirusin!

“Përhapja e COVID-19 në SHBA do të përkeqësohet para se të bëhet më mirë dhe vendi nuk do të shohë ndryshime dramatike deri në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm”.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA dhe anëtar i Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për COVID-19 dha këtë afat kohor për mposhtjen e koronavirusit në një prononcim për “Newsweek”.

“Mendoj se rënien reale të shifrave do të nisim ta shohim nga muaji prill, kur të kemi dhe një vaksinim më të gjerë të popullatës”, shprehet ai. “Pastaj ndërsa shkojmë në maj, qershor dhe korrik, drejt fundit të tremujorit të dytë të vitit 2021, atëherë them se do të fillojmë të shohim ndryshime drastike”, shtoi ai.

Sipas Faucit, vendi praktikisht “nuk doli kurrë nga vala e parë e sëmundjes”.

“Unë as nuk flas më në valë kur përshkruaj shpërthimin e sëmundjes. E shoh më shumë si një vijimësi me dallgë të ndryshme e jo thjesht si një valë që shkon e vjen”, thotë kryeeksperti amerikan.

Fauci ka shpresa se situata do të përmirësohet, por jo tani shpejt. Që kur u raportua një vit më parë në Wuhan të Kinës, koronavirusi i ri ka infektuar me shumë se 65.4 vetë në mbarë botën e ka marrë mbi 1.5 milion jetë njerëzish.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?