Lajme

Ndodh edhe kjo: Një person futet në stacion, e rrah policin dhe lirohet me procedurë të rregullt

Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, teksa ndodhej në stacionin policor.

Zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe më pas është trajtuar në spital.

Ndërkohë, burri që sulmoi policin, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur mesditën e së premtes, në stacionin e policisë në rrugën “Andrea Gropa”.

LEXO EDHE:  Plaku që po synon pavarësinë e Drenicës nga Kosova flet për Kurtin dhe komunat që do të përfshihen në "shtetin e ri" (VIDEO)