Lajme

Ndodh edhe kjo në Kosovë, një person ua shet të njëjtën banesë dy pronarëve të ndryshëm

Një person në Gjilan ka kryer një mashtrim me shitjen e banesë së tij në në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, shkruan Gazeta Metro.

Një banesë të vetme ua ka shitur dy personave të ndryshëm, mirëpo pas raportimit në polici ai është arrestuar menjëherë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte arrit të mashtroj dy viktimat meshkuj kosovarë, ku ju kishte shitur një banesë të dy viktimave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

E me vendim të prokurorit, i dyshuari për mashtrim është dërguar në mbajtje


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje